(VIDEO) Toshkovski paralajmëron motoçiklistët: Do t’ju djegim

(VIDEO) Toshkovski paralajmëron motoçiklistët: Do t’ju djegim

Do t’i djegim”. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëron motoçiklistët se këtë periudhë do të jenë në fokusin e tyre dhe se do të jenë shumë të ashpër ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat e trafikut.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

Paralajmëroj të gjithë ata që bëjnë si të jenë motoçiklistë, gjegjësisht vozisin pa veshur helmet, vozisin me shpejtësi shumë të madhe, e ngrejnë motorin në një rrotë në mes të qytetit, kalojnë në të kuqe dhe mendojnë se ‘Safe City’, nuk do t’i detektoj, ja po ju bëjë një apel publik se MPB periudhën në vijim do të jetë shumë i fokusuar tek ata. Ju them lirisht ‘Do ju djegim’. Do mbeten edhe pa motor dhe nuk do të mund të aktojnë më si motoçiklistë”.

Të njejtin apel ministri e dërgon edhe te motoçiklistët që janë të angazhuar nga kompanitë që bartin ushqim dhe nuk i respektojnë rregullat e trafikut, duke shtuar se do të ketë kontroll ndaj tyre.

Ndërsa, u pyet edhe për fëmijët që vozisin trotinet elektrik, gjegjësisht se a planifikon MPB ta kufizoj përdorimin e tyre, vetëm nga mosha 18 vjeç. Toshkovski paralajëmroi ndryshime ligjore dhe do të inkorporojnë restriksione sipas modelit të vendeve fqinje.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

Po bëjmë një analizë po shohim si është në vendet e tjera. Mendoj se Greqia është një nga shtetet që ka të implementuara masa më radikale në këtë drejtim. Po e shfrytëzoj këtë mundësi të them se në të ardhmen do të vijojnë ndryshime ligjore, të cilat do të jenë më restriktive, se a do të lejohet nga mosha 16 ose 18 vjeç nuk e di, por e dijmë se janë të nevojshme ndryshime për ta rritur sigurinë në trafik”.

Ministri theksoi se në vendet e Evropës është konstatuar rritje e rasteve të vdekjes të shkaktuara nag trotinetët elektrik.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING