“Safe City” do të ndëshkojë edhe parkimin e gabuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi zgjerimin e sistemit “Safe City”, i cili sipas tij në periudhën e ardhshme do të monitorojë dhe evidentojë edhe më shumë lloje të shkeljeve në komunikacion.
Ai bëri të ditur se sistemi nuk përdoret më vetëm për evidentimin e tejkalimit të shpejtësisë, por tashmë regjistron edhe kundërvajtje të tjera në trafik, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinës së shoferëve.
“Nuk është vetëm shpejtësia, por edhe ndryshimi i gabuar i korsisë, kthimi i gabuar dhe kalimi në semafor të kuq”, tha Toshkovski.”, deklaroi Toshkovski.
Sipas tij, faza e ardhshme e projektit parasheh zgjerimin automatik të kapaciteteve të “Safe City”, ndërsa ndër prioritetet e para do të jetë edhe kontrolli dhe ndëshkimi i parkimit të parregullt.
“Në pjesën e parkimit të gabuar, kjo do të jetë një nga fazat e para që do të implementohet”, deklaroi ministri.
Ministri theksoi se institucionet po punojnë në avancimin e sistemit për ta bërë mbikëqyrjen në komunikacion më efikase dhe më funksionale.

