Tronditje te Milani: Max Allegri dhe Igli Tare drejt largimit?

Tronditje te Milani: Max Allegri dhe Igli Tare drejt largimit?

Disa mediumet në Itali raportojnë se e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegrit dhe drejtorit sportiv Igli Tare te Milani është e paqartë, pavarësisht nëse “Rossonerët” sigurojnë ose jo kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Milani mund të përballet me një tjetër verë ndryshimesh të mëdha, pasi në dyshim është jo vetëm trajneri Allegri, por edhe drejtori sportiv Igli Tare.

Eksperti i Milanit, Carlo Pellegatti, ka bërë të ditur se Allegri mund të mos qëndrojë në “San Siro” pas verës, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me drejtorin e klubit, Giorgio Furlani.

Kontrata e Allegrit skadon në qershor të vitit 2027, por marrëveshja përfshin një klauzolë zgjatjeje automatike deri më 2028, në rast se Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Megjithatë,” Calciomercato.com” shkruan se raporti i ftohtë me Furlanin mund të çojë në largimin e Allegrit edhe nëse arrihet objektivi i Ligës së Kampionëve.

Sipas raportit, Allegri dhe Furlani janë takuar disa herë në javët e fundit për të diskutuar planet afatgjata të klubit, por thuhet se palët nuk kanë të njëjtin vizion.

Ndërkohë, “Tuttomercatoweb” shton se edhe Tare është nën vëzhgim, pasi investimet e mëdha të verës nuk kanë dhënë efektin e pritur, veçanërisht afrimet e Christopher Nkunku dhe Ardon Jasharit.

Po sipas raportimeve, Milani vazhdon ta ketë në radar Tony D’Amico-n e Atalantës, një emër që ishte në listë edhe verën e kaluar, por “La Dea” nuk është e gatshme të ndahet lehtë nga drejtori i saj sportiv.

MARKETING