BOTA NË FOKUS | Historiani hebre: Izraeli po shkon drejt fundit?

BOTA NË FOKUS | Historiani hebre: Izraeli po shkon drejt fundit?

Izraeli si projekt sionist është futur brenda një procesi shpërbërjeje, duke kombinuar dy faktorë brutalitetin ushtarak dhe radikalizmin fetar. Historianë, gazetarë dhe analistë e shohin këtë si dukuri të pashmangshme, veçanërisht pas 7 tetorit 2023 dhe gjenocidit të paprecedent që pasoi në Gaza.

Izraeli ka humbur atë imazh të paqenë që e kishte ndërtuar me dekada, ndërsa tani po humb edhe mbështetje ndëkrombëtare nga aleatët e evropianë, ndërsa sipas disa analistëve hebrenjë, Trumpi mund të jetë presidenti i fundit amerikan që Izraeli po e mban në grusht. Asgjë më nuk e kthen imazhin e atij “shteti të vetëm demokratik në Lindjen e Mesme”, edhe pse qeveria e Netanyahut po shpenzon miliarda dollarë në ngritjen e imazhit pozitiv përmes influencerëve në rrjetet sociale dhe në mediat perëndimore.

Edhe ata gazetarë që dikur arsyetonin vprimet gjenocidale në Gaza, tani janë kthyer kundër tërbimit sionist. Asgjë dhe askush nuk mund ta mbrojë Izraelin nga “armiqtë” që vetë i krijoi në atë rajon. Sikur nuk i mjaftoi shkatërrimi i Irakut, pushtimet në Siri dhe Liban e gjenocidi në Gaza, tani ka hapur front edhe me Iranin.

Analistët thonë se lidhja e pathyeshme me SHBA-në mund të thyhet nesër dhe nuk është garancë për të nesërmen sioniste në atë rajon. Dhe në gjithë këto luftëra për sa kohë që ekziston, Izraeli po përballet me rrezikun më të madh, përçarjen bredna shoqërisë dhe rrëshqitjen drejt një teokracia radikale. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING