(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjykatësit Gjoko Ristov

(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjykatësit Gjoko Ristov

Një ditë pasi avokati Fehmi Stafa pranoi fajin dhe u dënua me 15 muaj burg, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informoi se ka ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov. Aktakuza vjen pas rrëfimit të avokati Stafa, i cili pranoi se me paratë e marra ryshfet prej 50.000 eurosh, supozohej të ndikonte te gjyqtari Ristov që t’ia hiqte paraburgimin klientit të tij Ljupço Pecov – Djalli.

Pasi që në fillim të këtij viti, në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit në Negotinë, u gjetën gjithsej 350.000 euro, për origjinën e të cilave nuk kishte prova dhe nuk i kishte të deklaruara, prokuroria kishte arritur të siguroj prova që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Prokuroria Themelore Publike

Duke marrë parasysh materialin provues për disponimin e pasurisë në periudhën nga viti 2020 deri më sot, në korrelacion me metodën e përdorur për fshehjen e fondeve të gjetura, u siguruan prova që tregojnë karakteristikat e veprës penale – Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga një vepër penale”.

Pasi që avokati Stafa pranoi propozimin e prokurorisë për marrëveshje, kishte konfirmuar pretendimet e aktakuzës.

Prokuroria Themelore Publike

Duke pranuar propozimin e marrëveshjes, personi i dënuar tani ka konfirmuar pretendimet në aktakuzë sipas të cilave paratë e kërkuara kishin për qëllim të ndikonin një gjyqtar specifik të Gjykatës së Apelit në Shkup me anë të një ryshfeti me qëllim heqjen e masës së paraburgimit”.

Sipas hetimit të Prokurorisë, avokati Fehmi Stafa i ka dhënë ryshfet Ristovit në emër të biznesmenit të akuzuar Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”, i cili ishte në arrati.

 

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING