BOTA NË FOKUS | Kush e bën të “pamundur” paqen në Lindjen e Mesme?

BOTA NË FOKUS | Kush e bën të “pamundur” paqen në Lindjen e Mesme?

Përpjekjet e shumta të Pakistanit për një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, megjithatë dështuan, siç pritej. Ndërsa ekziston harta e “Izraelit të Madh” në tavolinë paqja në këtë rajon mund të jetë vetëm një iluzion.

Mund të organizohen samite të panumërta paqeje por është e pamundur të arriheet deri te ajo ndërsa planet ekspansioniste të Izraelit nuk ndalen. Janë bërë gjashtë muaj që kur, kushtimisht thënë, u arrit paqja në Gaza.

Por në të vërtetë gjenocidi i heshtur atje po vazhdon. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ushtria izraelite ka vrarë mbi 700 palestinezë në Gaza, pak e nga pak. Ushtria izraelite ka vazhduar të vandalizojë tokën libaneze dhe atë siriane, ndërsa ka hapur front edhe me Iranin.

Palët e kuptuan fuqinë e njëra tjetrës, në këtë rast SHBA-ja dhe Irani, dhe Pakistani doli si bartës i një samiti paqeje që pritej të dështonte. Logjikisht Irani nuk mund të fitojë një luftë konvencionale ndaj SHBA-së por e dëshmoi se mund të mbijetojë e në anën tjetër SHBA-ja nuk arriti asnjë nga objektivat e Netanyahut.

Regjimi nuk u ndryshua, madje u forcua. Imazhi i SHBA-së u godit që në raketën e parë ndaj Iranit kur vrau mbi 160 nxënës të një shkolle fillore, populli iranian u bashkua që të mbrojë atdheun, planet për një luftë civile dështuan dhe objektiv i vetëm mbeti hapja e Ngushticës së Hormuzit, gjë që ka shkaktuar një krizë të rëndë e që pritet të shkaktojë një të frikshme nëse sulmet amerikano-izraelite nuk ndalen dhe një marrëveshje paqësore nuk arrihet së shpejti, gjë që vështirë do të ndodhë. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING