(VIDEO) Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Pakistan, bisedojnë për paqe

(VIDEO) Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Pakistan, bisedojnë për paqe

MARKETING

Delegacionet e SHBA-se dhe Iranit kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e paqes të planifikuara të mbahen sot në kryeqytetin e Pakistanit me qëllimin të gjendet një zgjidhje diplomatike e konfliktit të nisur në fund të shkurtit.

MARKETING

Sample Image

I pari zbarkoi delegacioni 71 anëtarësh i Iranit mes të cilëve ka negociatorë, këshilltarë teknikë, përfaqësues të mediave, si dhe personel diplomatik dhe të sigurisë. Ekipi drejtohet nga kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, e përfshin edhe ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi. Ghalibaf, deklaroi fill pas mbërritjes se Teherani është i hapur për dialog, por mbetet thellësisht mosbesues ndaj Uashingtonit.

Qëllimet tona janë të mira, por besim nuk kemi. Përvoja e deritanishme në negociatat me amerikanët na tregon se ato gjithmonë kanë përfunduar me dështime dhe premtime të pambajtura”, shprehet Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i parlamentit Iranian.

Më tej, në kryeqytetin pakistanez arriti delegacioni SHBA-së i drejtuar nga zv/presidenti JD Vance, i cili më herët qe shprehur për gazetarët se i ‘pret me padurim negociatat’, por paralajmëroi se nëse Irani ‘do të përpiqet të luajë me ne’, SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq. Deklaratat e tij u papraprinë nga presioni i shtuar i Donald Trump përpara uljes së palëve në tryezën e negociatave. Presidenti amerikan deklaroi se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet shumë shpejt, me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

Bisedimet e sotme në Pakistan pritet të jenë vendimtare për uljen e tensioneve dhe forcimin e një armëpushimi të brishtë në rajon. /SHENJA/

MARKETING