(VIDEO) LSDM akuzon qeverinë se nuk ndërmori masa para Pashkëve

(VIDEO) LSDM akuzon qeverinë se nuk ndërmori masa para Pashkëve

MARKETING

Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ndërmori masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe i la qytetarët të përballen me koston e jetesës çdo ditë”. Kështu thonë në një deklaratë për mediat nga partia opozitare LSD, duke shtuar se edhe para Pashkëve, qeveria e Mickoskit nuk ndërmori asnjë masë, gjë që siç thonë ata, është një goditje e drejtpërdrejtë për buxhetin familjar. Sipas LSDM-së, përderisa familjet përpiqen të sigurojnë produktet bazë, Qeveria shpall masa “pas festave”, duke pritur analiza dhe raporte. Ndërkohë që, siç thonë ata, LSDM ka paralajmëruar për javë të tëra dhe ka ofruar zgjidhje konkrete – si atë të uljes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve. LSDM thekson se qytetarët po paguajnë çmimin e kësaj papërgjegjësie.

MARKETING

Sample Image

LSDM

Tregjet janë plot, por çantat e qytetarëve mbeten gjysmë të zbrazëta. Bëhen blerje minimale, ‘sa për të provuar’, dhe disa qytetarë vetëm shikojnë përreth pa pasur mundësi t’i përballojnë ato. Mishi i qingjit arrin deri në 700 denarë për kilogram, vezët dhe vaji i ullirit janë bërë më të shtrenjta, dhe çmimet e domateve kalojnë 200 denarë për kilogram”.

LSDM vlerëson se ky është rezultat i politikave ekonomike të vonuara, të pamjaftueshme dhe të gabuara sepse, siç thonë ata, Mickoski mbron biznesin dhe fitimin në vend të standardit të popullit. Sipas tyre Qeveria nuk ka ndjenjë për realitetin, dhe as për nevojat e qytetarëve.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING