Musa: 2800 punësime dhe 800 avancime në vitin e parë të qeverisjes së VLEN-it

Musa: 2800 punësime dhe 800 avancime në vitin e parë të qeverisjes së VLEN-it

MARKETING

Deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se koalicioni VLEN, gjatë vitit të parë të mandatit, ka realizuar rreth 2800 punësime dhe 800 avancime.

MARKETING

Sample Image

Ajo theksoi se bëhet fjalë për të dhëna nga viti i parë i qeverisjes, pasi për vitin e dytë ende nuk ka statistika të plota.

“Sipas të dhënave që i kam unë nga komisioni kadrovik, në vitin e parë sepse i dyti ende ska përfunduar dhe nuk kemi statistika të plota, dmth në vitin e parë janë realizuar diku 2800 punësime dhe 800 avancime. Edhe përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është rritur për 0.5 %. Ky është një hap pozitiv. Në vit të parë të qeverisjes tonë kemi një rritje prej 0.5%”, deklaroi Musa.

MARKETING