(VIDEO) Linja e parë e projektit “treni urban” pritet të përfundojë në qershor
MARKETING
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se deri në qershor do të përfundojë linja e parë e projektit “Treni Urban”, nga Zelenikova përmes Draçevës, Kisella Vodës dhe Aerodromit deri te stacioni hekurudhor i Shkupit. Zëvendëskryeministri, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore, kanë kryer inspektim në rehabilitimin dhe rindërtimin e linjës së parë të projektit. Nikolloski tha se me furnizimin e autobusëve të rinj, ideja është që transporti të kombinohet, në mënyrë që frekuenca e “Trenit Urban” të jetë çdo një orë.
MARKETING
ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT
“Është kënaqësi të shihet se projekti po përparon mirë. Ne vitin e kaluar, kur e filluam këtë projekt, premtuam se linja e parë do të përfundojë deri në qershor dhe kjo do të realizohet. Dua të fillojmë ta mësojmë publikun që projektet të përfundojnë brenda afatit të paraparë dhe, siç po e shihni, projektet që kjo Qeveri i nis i përfundojnë në kohë dhe po ecin me një ritëm të mire”.
Kurse, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi se kjo ka qenë një premtim i dhënë para zgjedhjeve lokale dhe është i kënaqur me dinamikën e shpejtë të realizimit.
ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Kjo do të thotë një alternativë e re për qytetin e Shkupit dhe një mënyrë alternative që qytetarët e këtij rajoni të arrijnë më shpejt te Qendra e Transportit. Sinqerisht, në fillim mendoja se projekti ishte ndoshta shumë ambicioz, por duke parë se si po zhvillohen punët në terren, dhe duke e ndjekur me kujdes këtë dinamikë, mund të them se ajo është mbresëlënëse, ashtu si edhe qasja me të cilën po realizohet i gjithë ky proces”.
Po ashtu, drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë”, Sinisha Ivanovski, ka theksuar se punimet në segmentin e parë me gjatësi prej 25 kilometrash po zhvillohen sipas afateve të parashikuara dhe për këtë arsye beson se do të përfundojë në kohë, ashtu siç është planifikuar.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

