Irani pretendon se ka rrëzuar një avion mbështetës amerikan C-130 në Isfahan
MARKETING
Irani ka pretenduar se ka rrëzuar një avion mbështetës amerikan C-130 në zonën jugore të qytetit Isfahan, transmeton Anadolu.
MARKETING
Duke cituar policinë iraniane, agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se avioni u shkatërrua “nga zjarr i rëndë i një njësie speciale të policisë”.
Disa raportime fillestare në rrjetet sociale nga SHBA-ja pretendonin se gjatë operacionit për shpëtimin e anëtarit të dytë të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15 të rrëzuar mbi Iran, forcat amerikane e hodhën në erë vetë avionin e tyre për të mos lejuar që ai të “binte në duart iraniane”.
Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA-ja lidhur me pretendimet iraniane.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 persona deri më tani, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane. Irani gjithashtu ka kufizuar lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

