Kasami për letrën e Ahmetit: Ka pasur 20 vitet që t’i zgjidh këto probleme, asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të preket
MARKETING
Letrën publike të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, e ka komentuar njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se përbërja e kësaj gjykate është trashëgimi e BDI-së. Megjithatë, Kasami tha se tha se nuk pajtohet me “deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”.
MARKETING
“Gjykata Kushtetuese është organ, institucion i pavarur, të cilën po ashtu na e ka lënë trashëgimi qeveria paraprake. Ne do të punojmë që edhe kjo gjykatë të funksionojë në bazë të Kushtetuese dhe ligjit. Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në disa raste, jo vetëm sa i përket gjuhës shqipe”, u shpreh Kasami.
Ai siguroi se asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të prekët.
“I njëjti ka pasur 20 vite që t’i zgjidhë këto probleme të cilat sot na i ka lënë trashëgimi, por ajo që mund të them që as Ligji për Gjuhët, as gjuha shqipe dhe as një e drejtë e siguruar e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, në asnjë mënyrë nuk do të vonohet dhe për këtë garanton kjo qeveri”, ka deklaruar Bilall Kasami.

