(VIDEO) Filipçe porosit Mickoskin: Nuk ke të drejtë ta mbash shtetin të izoluar

(VIDEO) Filipçe porosit Mickoskin: Nuk ke të drejtë ta mbash shtetin të izoluar

MARKETING

Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski për deklaratën e fundit në lidhje me procesin eurointegrues, ku mes tjerash përsëriti qëndrimin se nuk do të bëjnë ndryshimet kushtetuese. Ai akuzoi kryeministrin se po shtyn vendin drejt izolimin dhe se, ardhmëria e shtetit dhe qytetarëve nuk guxojnë të jenë peng i politikave që sjellin stagnim, varfëri, largimin e të rinjve, krim dhe korrupsion. Sipas tij, me politika të këtilla kërcënohen interesat kyçe nacionale

MARKETING

Sample Image

Sinkron: Venko Filipçe, Lider i LSDM-së 2:41

“Mickoski i tradhëtoi interesat nacionale maqedonase, përcaktimin strategjike të vendit që të jetë pjesë e barabartë e popujve të bashkuara të Evropës. Për popullin maqedonas, anëtarësimi në BE nënkupton integrim si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, të barabartë në familjen e madhe evropiane. Për të gjithë qytetarët tanë, anëtarësimi në BE sjell para, fonde të qasshme deri në 40 miliardë euro, paga më të mëdha, pensione më të mëdha, arsim më të mirë, infrastrukturë më të mirë, drejtësi dhe shëndetësi më të mirë”.

Ai më tej tha se, mos integrimi në BE do të thotë dekada varfërie të garantuar, breza të humbur për shkak të rritjes së emigrimit të të rinjve, dekada krimi dhe korrupsioni pa asnjë kontroll, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt Mickoskin për zhytje në krim dhe korrupsion.

Sinkron: Venko Filipçe, Lider i LSDM-së 1:12

“Hristijan Mickoski me orë prej 60.000 euro, me rrjet biznesi në një grupacion tenderiësh dëshiron dekada izolimi. Biznesmeni Mickoski mund të pres. Por populli i përvuajtur dhe punëtorët të cilët mezi kalojnë muajin, me paga të ulëta dhe çmime të larta, nuk munden dhe nuk guxojnë dhe nuk do të presin. Shumë qytetarë tonë, për shpëtim, do të detyrohen të nxjerrin pasaporta bullgare, siç tashmë edhe e bëjnë. Do të mbesin edhe pa shtet edhe pa popull”.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke folur të dielën para gazetarëve pas një aktiviteti në Ohër, theksoi se Qeveria nuk do të pranojë amendamente për futjen e bullgarëve në Kushtetutë pa parashikueshmëri dhe epilog të qartë të atij procesi. Ai madje tha se, janë të gatshëm të presin me dekada, por nuk do të pranojë procese që ndikojnë në identitetin maqedonas dhe nuk ofrojnë parashikueshmëri për shtetin.

Teuta Buçi/SHENJA/

MARKETING