Kurtullmush: Pakica myslimane ka luajtur rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kroacisë
MARKETING
Kryeparlamentari turk, Numan Kurtullmush,
në kuadër të vizitës së tij para disa ditëve në Kroacia, vizitoi Xhaminë e Zagrebit dhe Qendrën Islame, ku ka folur lidhur me liritë fetare të myslimanëve në vend dhe rolin e tyre historik në procesin e pavarësisë së Kroacisë.
MARKETING
Me këtë rast, Numan Kurtullmush mbajti një fjalim në aktivitetin e organizuar në Qendrën e Bashkësisë Islame të Zagrebit.
Duke rikujtuar se këtë vit shënohet 110-vjetori i njohjes zyrtare të Islamit si fe në Kroaci, ai tha:
“Ky përvjetor i 110-të i njohjes së Islamit si fe është një moment i rëndësishëm si për myslimanët në Kroaci, ashtu edhe për vetë shtetin kroat.”
Kurtullmush bëri të ditur se, në kuadër të vizitës së tij, ai kishte vizituar edhe Qendrën Kulturore Islame në Sisak, duke shprehur kënaqësinë për gjendjen dhe pozitën e komunitetit mysliman atje.


“Pakica myslimane në Kroaci është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe kjo pakicë përbën rreth 1% të popullsisë, gëzon liri dhe kushte shumë të mira për të ruajtur besimin, fenë dhe për të mbrojtur identitetin e saj. Për këtë nivel tolerance, i falënderoj sinqerisht autoritetet kroate.”
Gjithashtu, duke vënë në pah kontributin e myslimanëve në procesin e pavarësisë së Kroacisë, Numan Kurtullmush deklaroi:
“Monumenti i vendosur në oborrin e xhamisë përfaqëson mbi 1200 qytetarë myslimanë boshnjakë që ranë dëshmorë gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, është dëshmi e fuqishme se pakica myslimane ka pasur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë proces”.

