(VIDEO) Gjysmë milioni vezë nga Serbia përfunduan në deponinë “Drisla”
MARKETING
Mbi gjysmë milioni vezë të pa evidentuara nga Serbia janë shkatërruar në deponinë e Drisllës. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot kanë njoftuar se bëhet fjalë për dy dërgesa me mbi 572.000 vezë të freskëta të pashënuara nga Republika e Serbisë të cilat u sekuestruan në pikën kufitare Tabanovc.
MARKETING
Shërbimet e inspektimit dhe Departamenti i Monitorimit të Mashtrimeve Ushqimore të AUV-së, në koordinim me Doganën, parandaluan këtë përpjekje për të importuar ilegalisht dy dërgesa vezësh të pashënuara, të fshehura pas paletave të para me mallra të deklaruara siç duhet.
AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË
“Në pikën kufitare Tabanovce u zbuluan mbi 572,000 vezë të freskëta të pashënuara, të fshehura pas paletave të para me mallra të deklaruara siç duhet. Në njërën dërgesë u gjetën 270 mijë vezë dhe në tjetrën 302.400 vezë të pashënuara”.
Sipas gjetjeve të AUV-së, falë reagimit të shpejtë u parandaluan mashtrime serioze dhe rrezik potencial për konsumatorët. Ata thonë se sasia totale prej 40 tonësh dhe 410 kilogramësh vezë u shpall e pasigurt dhe u shkatërrua pa rrezik në deponinë e Drislës. AUV-ja informoi se do të vendosen masa ndaj subjekteve të përfshira në këtë rast, dhe do të pasojnë kontrolle shtesë të punës së tyre të mëparshme.
Anida Murati /SHENJA/

