Durmishi: Qeveria stabilizoi inflacionin brenda një viti e gjysmë

Durmishi: Qeveria stabilizoi inflacionin brenda një viti e gjysmë

MARKETING

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vlerësoi se Qeveria ka arritur të stabilizojë inflacionin brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pavarësisht sfidave globale.

MARKETING

Sample Image

Ai në emisionin “Debat në SHENJA” theksoi se në periudhën 2020–2024 inflacioni ka arritur deri në 19%, i ndikuar edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe rreziqet për një krizë më të thellë globale. Megjithatë, sipas tij, masat e ndërmarra kanë dhënë rezultate konkrete.

“Në vitin 2020 e deri në vitin 2024 Qeveria kanë qenë me një inflacion deri në 19%. Lufta në Ukrainë ende është duke u zhvilluar. Poashtu kemi luftë që mund të merr përmasa globale dhe krizë më e thellë globale. Dhe kemi arritur që për një vit e gjysmë të stabilizojmë inflacionin që nënkupton qytetarët të jenë dhe të kenë mbrojtje të standardit jetësor”, deklaroi Durmishi. /SHENJA/

MARKETING