(VIDEO) Snopçe: Nuk është diskutuar asnjëherë shkrirja në BDI e ASH-së

(VIDEO) Snopçe: Nuk është diskutuar asnjëherë shkrirja në BDI e ASH-së

MARKETING

 

MARKETING

Sample Image

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, i pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse është më e lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonsturimi i ASH-së, tha se shkrirja nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi”. Snopçe foli lidhur me një sërë temash për politikat në vend ku ai vuri theks edhe për deklaratat e tij të dhëna kur ASH-ja ishte në pushtet se nëse preket interesi i shqiptarëve ata do të largohen nga Qeveria.

Ndërkaq, i pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë për kryetar të ASH-së, tha se për momentin nuk ka ambicie të tillë, dhe vlerëson se Arben Taravari duhet të shfrytëzojë të drejtën statutare të partisë për t’u kandiduar për here të dytë.

HALIL SNOPÇE, DEPUTETI I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Ne, mendojmë që Taravari duhet të shfrytëzojë të drejtën statutare të partisë për tu kandiduar për së dyti herë. Sipas statutit ka të përcaktuar dy herë. Ne kemi pas një ideologji një veprimtari. Një mundësi, një matrice e të menduarit, kemi kaluar në faza të vështira partiake, nuk është lehtë të kalohet në faza ku partia do të goditet nga të gjitha anët, pra goditjet ndaj ASH-së dhe ndaj Taravarit po ndaj gjithë eksponentëve por edhe ndaj nesh kanë qenë të pamatshme, asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë”.

Ndërkaq i pyetur për zërat se ka probleme lidhur me ndarjen e drejtorive mes ASH-së dhe BDI-së në komunën e Gostivarit, sipas tij, më tepër është aspekt formal dhe se sipas informacioneve të tij nuk ka ndonjë problem. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Mickoski se po tenton të mësoj gjuhën shqipe, Snopçe tha se “Me 600 fjalë do të kishte kapacitet komunikimi por ai është mësuar me atë sjellje arrogante, ashtu sillet ndaj eksponentëve të VLEN-it”.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING