Të dielën fillon llogaritja verore e kohës
MARKETING
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për fillimin dhe mbarimin e orës verore në vitin 2026, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të datës 19 mars 2026.
MARKETING
Sipas Vendimit të miratuar, koha verore fillon më 29 mars 2026 në orën 02:00, duke lëvizur akrepat e orës një orë përpara, pra ora nga ora 02:00 konsiderohet si 03:00.
Ora verore përfundon më 25 tetor 2026 në orën 03:00, duke lëvizur akrepat e orës një orë prapa, pra ora nga ora 03:00 konsiderohet si 02:00.
“Miratimi i këtij Vendimi është në përputhje me praktikën e vendosur vjetore për rregullimin e llogaritjes së kohës, si dhe me detyrimet për harmonizimin me rregulloret evropiane në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

