(VIDEO) Punonjësit në arsim dhe shëndetësi do të marrin rreth 40% paga më të larta
MARKETING
Brenda dy viteve punonjësit në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë do të kenë rreth 40% paga më të larta, ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit. Mickoski, i pyetur se sa do të rriten pagat e punonjësve në arsim me pagesën e pagës së marsit në prill, ai theksoi se edhe të punësuarit në arsim, ashtu si edhe ata në shëndetësi, do ta marrin rritjen që është pjesë e marrëveshjes kolektive.
MARKETING
SINKRON: HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-së
“Njëkohësisht do të fillojë edhe procesi, pasi tashmë është miratuar teksti i propozim-marrëveshjes kolektive që institucionet shtetërore do ta nënshkruajnë me punonjësit në administratë, i cili më parë ishte dakorduar dhe harmonizuar me dy sindikatat. Ai u miratua të martën në mbledhjen e Qeverisë; ka disa detaje që duhet të përpunohen këtë javë, sot, nesër, pasnesër, dhe pres që nga e hëna të përfundojë edhe nënshkrimi dhe që tashmë në prill të marrin paga sipas llogaritjes së re”.
Mickoski ka shtuar se kjo pagë do të jetë më e lartë për shkak të nivelizimit linear për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, siç tha ai e rritur me 8%. Mickoski njoftoi se kështu do të jetë në prill 2027 dhe në prill 2028 dhe sipas tij kjo do të thotë se për rreth dy vjet nga sot, punonjësit do të kenë të ardhura rreth 40% më të larta se ato që kanë sot. Ky është një marrëveshje e parë e këtij lloji që ndonjëherë qeveria e ka nënshkruar me këta punonjës.
Kryeministri Mickoski tha se meqë lista u zgjerua pak, u përfshinë edhe punonjës nga shërbimi i prokurorisë dhe ai gjyqësor ku sic theksoi Mickoski rreth 10 mijë persona janë të përfshirë dhe se me këtë ata i rregullojnë 99% të marrëdhënieve të tyre me kolegët ku shteti është punëdhënës./SHENJA/

