(VIDEO) Spasovski: RMV nuk e ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon, Durmishi thotë se kriza është globale
MARKETING
Deputeti nga radhët e LSDM-së Oliver Spasovski përgënjeshtron Qeverinë. Thotë se nuk është e vërtetë se vendi ynë e ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon, duke përmendur rastin me Slloveninë e cila ka çmim disa centësh më të lirë se tek ne. Në seancën për pyetje deputetësh, ai e pyeti ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi, se çfarë masa po ndërmarrin për të zbutur krizën me të cilën po përballen qytetarët. Ministri u shpreh se kriza është globale dhe se rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak se vendi ka varësi nga importi i 70 % të produkteve bazë.
MARKETING
Sinkron: Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë
“Vendi ynë ka çmimin më të ulët të derivateve në rajon. Jemi të vetëdijshëm që si një vend që kemi vërsi të lartë nga importi, kemi 70% import të produkteve ushqimore bazë dhe jemi të ekspozuar apo dierkt ndikohemi nga çmimet të cilat caktohen nga vendet nga të cilat i importojmë ato produkte ushqimore. Kjo është arsyeja pse si ministri jemi të përgatitur të ndërhyjmë me masa konkrete në qoftë se do të ketë rritje të pajustifikueshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazë”.
Ndërsa, Spasovski i tha se çmimet janë rritur në mungesë të marrjes së masave të duhura.
Sinkron: Oliver Spasovski, deputet i LSDM –së
“Edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo është krizë globale, është fakt që në Maqedoni nafta dhe derivatet e naftës janë rritur, sepse nuk kishte masa. Për një javë përreth 40 denarë u rritën vaji, mishi, qumshti, vezët. Sot çmimi i specave është 300 denarë, kurse i domateve ka shkuar në 200 denarë…dhe jo nuk është e saktë se e kemi çmimin më të lirë të derivateve në rajon. Dizeli në Slloveni është 1.52 euro, kurse në Maqedoni është 1.55 euro për litër”
Spasovski e pyeti sërisht ministrin se a do të ndërmarrin masa pas kësaj situate. Ndërsa, ministri Durmishi i është përgjigjur se Qeveria veçmë ka ndërmarrë masa me uljen e TVSH-së për derivatete e naftës nga 18 në 10 %, ndërsa ka shtuar se po i ndjekin edhe veprimet e tregtarëve.
Emine Ismaili Luzha/SHENJA/

