(VIDEO) Deputeti Zejdi dhe kryeministri Mickoski përplasen për gjuhën shqipe

(VIDEO) Deputeti Zejdi dhe kryeministri Mickoski përplasen për gjuhën shqipe

MARKETING

Mes tensioneve politike dhe debateve të nxehta në Kuvend, çështja e përdorimit të gjuhës u rikthye në qendër të vëmendjes. Ndonëse u diskutua në dy gjuhë, kjo nuk i pengoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deputetin e Frontit Evropian, Skender Rexhepi, që të përballeshin në një debat të drejtpërdrejt për atë nëse “gjuha shqipe” është zyrtare apo jo, si dhe për gjuhën në të cilën duhet të zhvillohen diskutimet në Kuvend.

MARKETING

Sample Image

Deputeti Skender Rexhepi, tha se gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se edhe Kuvendi vetëm këto dy gjuhë i njeh dhe të njejtat janë konform Kushtetutës.

SINKRON:SKENDER REXHEPI, DEPUTET I FORNTIT EUROPIAN

“Nëse njohja e gjuhës maqedonase është e detyrueshme, pse atëherë ka nevojë deputetëve t’ju përkthehet në gjuhën shqipe fjalimi në gjuhën maqedonase, ku është logjika, atëherë i bie që deputet nuk e kanë obligim ta njohin gjuhën maqedonase, por mjafton me njohjen e një gjuhë që është zyrtare në kushtetutë, ajo është gjuha shqipe, prandaj gjithë qytetarët duhet ta dinë, se në kuvend dy gjuhë janë konfrom Kushtetutes gjuhë zyrtare, ajo është gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe”.

Nga tjetër, kryeminsitri Hristijan Mickoski, duke ju përgjigjur deputetit Rexhepi, tha se askush nuk është kundër gjuhës shqipe, por sipas tij, gjuha maqedonase është zyrtare në gjithë territorin. Tutje ai tha se është duke u përpjekur që ta mësoj dhe studioj gjuhën shqipe.

SINKRON: HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

“Asnjë gjuhë e botës nuk më pengon dhe nuk do të më pengojë. Nuk e di pse shqetësoheni, por sipas Kushtetutës gjuha zyrtare në të gjithë territorin është gjuha maqedonase me alfabetin cirilik. Ka aty plotësime në nenin vijues, më tej plotësime për njësitë e vetëqeverisjes lokale ku mbi 20% kanë komunitete etnike që e përdorin gjuhën e tyre, ka komunitet turk, serb, boshnjak, mua nuk më pengon, përdorni lirisht gjuhën shqipe, madje përpiqem edhe ta mësoj dhe ta zotëroj. Sa më shumë gjuhë të di, aq më i pasur jam”.

Përveç  temës së “Gjuhës Shqipe”, kryeminsitri i u përball edhe me një sërë pyetjesh tjera, duke përfshirë edhe situatën aktuale ekonomike, ku pas shtrejtimit të derivateve të naftës, janë rritur edhe çmimet e produkteve tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING