(VIDEO) BDI thotë se janë importuar 25 milionë euro energji në vitin 2026, Mickoski mohon

(VIDEO) BDI thotë se janë importuar 25 milionë euro energji në vitin 2026, Mickoski mohon

MARKETING

BDI pretendon se rreth 25 milionë euro janë shpenzuar për import të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit 2026. Për të mbuluar nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, EMV ka qenë e detyruar të furnizohet me energji elektrike të paktën në dy raste, ku janë shpenzuar 24,3 milionë euro për import.

MARKETING

Sample Image

BDI

Në janar janë blerë 104.160 megavat-orë me çmim prej 119,50 euro për megavat-orë, ose gjithsej 12.447.120 euro. Në shkurt 94.080 megavat-orë me çmim prej 126,90 euro për megavat-orë, ose gjithsej 11.938.752 euro”.

Sipas BDI-së këto shifra tregojnë qartë se EMV nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të mbuluar nevojat e tregut të rregulluar, gjë që çon drejtpërdrejt në rritje të presionit mbi çmimin e energjisë elektrike për qytetarët. Sistemi elektroenergjetik, siç thonë nga BDI, po përballet me sfida serioze, ndërsa pasojat e menaxhimit të papërgjegjshëm dhe joprofesional do t’i bartin qytetarët përmes faturave më të larta.

Ndërkaq, Kryeministri Hristijan Mickoski mohon gjithçka. Ai thotë se e përshëndet retorikën e re të BDI-së dhe fokusimin në problemet reale që i prekin qytetarët, por thotë se e keqja është se BDI nuk merr vesh nga energjetika.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Dua ta përshëndes këtë sjellje të re nga ana e BDI-së, sepse doli nga ato politika retro që ishin politika të politikanëve të para disa dekadave. Është mirë që dolën nga ato korniza të nacionalizmit, të etnopolitikës dhe folklorit, dhe që më në fund po i interesojnë problemet reale të qytetarëve. Por e keqja është se nuk e zotërojnë temën dhe ajo që thonë është në kundërshtim me të vërtetën. Sepse sot EMV gjatë orëve të natës eksportoi, pra shiti në bursë rreth 850 megavat-orë, që në ditë i sjell kompanisë një vlerë të shtuar prej 100 deri në 150 mijë euro”.

Mickoski sqaron se ekzistojnë periudha të vitit kur importohet energji, dhe periudha kur eksportohet. /SHENJA/

MARKETING