MPB: 25 persona të ndaluar për vozitje të pakujdesshme gjatë kontrolleve në rrugë
MARKETING
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë dy ditëve të fundit (23–24.03.2026), në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit në gjithë vendin, janë shqiptuar gjithsej 1177 urdhërpagesa.
MARKETING
Sipas MPB-së, 217 nga shkeljet kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Gjatë kontrolleve, 25 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve disa për drejtim nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi ose për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim.
Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar 11 automjete në bazë të dispozitave ligjore. Gjithashtu, janë evidentuar 324 shkelje për parkim të parregullt, si dhe janë shqiptuar sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
MPB bën të ditur se janë sanksionuar edhe 11 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 10 këmbësorë, si dhe 161 pjesëmarrës në komunikacion për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Në bazë të Ligjit për automjetet, 20 automjete janë larguar nga qarkullimi si të paregjistruara, ndërsa 34 për shkak të parregullsive teknike. Po ashtu, 14 drejtues janë sanksionuar për errësim të paligjshëm të xhamave të automjeteve.

