Komuna e Çairit: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!

Komuna e Çairit: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!

MARKETING

Komuna e Çairit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bashkimi Demokratik për Integrim, duke i cilësuar ato si shpifje dhe tentativë për manipulim të opinionit publik.

MARKETING

Sample Image

Sipas reagimit zyrtar, BDI ka publikuar pamje që pretendohet se i përkasin Sheshit “Skënderbeu” dhe territorit të Komunës së Çairit, por që në fakt, sipas komunës, janë nga një zonë tjetër – segmenti pranë ish-“Most”-it, jashtë kompetencave të kësaj komune.

Nga Komuna e Çairit theksojnë se ky rast dëshmon se subjekti politik në fjalë “nuk i njeh as kufijtë elementarë të Çairit”, duke publikuar edhe një video ku, sipas tyre, paraqitet qartë ndarja territoriale mes Komuna e Çairit dhe Komuna Qendër.

Në reagim më tej thuhet se dezinformimi i qëllimshëm dhe përpjekjet për zhvendosje të përgjegjësive janë të papranueshme, ndërsa qytetarët meritojnë informacion të saktë dhe të verifikuar si pjesë e përgjegjësisë institucionale.

MARKETING