BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit

BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit

MARKETING

Sulmet e fundit izraelite ndaj objektivave strategjike iraniane, të ndjekura nga goditje hakmarrëse të Teheranit në territorin izraelit dhe përtej tij, kanë ndryshuar ndjeshëm ekuilibrin e forcës. Tashmë, kapacitetet raketore të Iranit dhe aftësia e tij për të goditur objektiva të ndjeshme po dalin gjithnjë e më qartë në pah, duke e bërë të qartë çdo ditë e më shumë se kjo luftë nuk i ngjan as Afganistanit e as Irakut.

MARKETING

Sample Image

Ndërkohë, brenda Shteteve të Bashkuara, presidenti Donald Trump po lëshon paralajmërime të forta për përfundimin e luftës. Por këto deklarata shpesh shoqërohen me paqëndrueshmëri dhe mesazhe kontradiktore, duke reflektuar një huti ndaj një konflikti që po del jashtë kontrollit.

Në qendër të kësaj dinamike qëndron Benjamin Netanyahu, i cili po shtyn për zgjerimin e konfliktit dhe për përfshirjen e shteteve arabe në një përballje të drejtpërdrejtë me Iranin. Megjithatë, aleatët arabë dhe europian mbeten të tërhequr, duke peshuar me kujdes rreziqet e një lufte që mund të destabilizojë ekonominë globale dhe sigurinë e tyre të brendshme.

Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më kritike të energjisë botërore, qëndron si një pikë kyçe e tensionit, ku çdo përshkallëzim do të rrisë frikshëm pasojat për tregjet ndërkombëtare. Pyetja thelbësore mbetet: a po shohim një luftë të kontrolluar, apo fillimin e një përshkallëzimi që askush nuk mund ta ndalë më? Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING