(VIDEO) Kreu i Kushtetueses: Më mirë ta mbyllim gjykatën sesa të vendosim badenterin

(VIDEO) Kreu i Kushtetueses: Më mirë ta mbyllim gjykatën sesa të vendosim badenterin

MARKETING

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski i njohur tashmë për deklarata që bëjnë zhurmë në opinion edhe këtë herë nuk kaloi pa lënë gjurmë. Ai e përsëriti qëndrimin se jo vetëm që është kundër vendosjes së badenterit në Gjykatën Kushtetuese, por shkoi edhe më tej duke thënë se më mirë të mbyllet ky institucion se sa të vendoset ky mekanizëm. Kostadinovski këtë e argumenton duke thënë se nëse aplikohet ky mekanizëm, atëherë në vendime nuk do të ketë argumente kushtetuso-juridike, por argumente të tjera.

MARKETING

Sample Image

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Unë e kam thënë qëndrimin tim, një mekanizëm i tillë është i përshtatshëm për organet partiake, siç është Kuvendi dhe është mekanziëm i shëndetshëm. Megjithatë në një institucion, siç është Gjykata Kushtetuese, që është institucion i pastër juridik, vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal kur e kam thënë se është më mirë të mbyllet institucioni se sa të vendoset një mekanizëm i tillë”.

Mekanizmi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, ose shumicë e dyfishtë nënkupton që ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë në Kuvend të mos mund të rrëzohen në Kushtetuese pa shumicë të dyfishtë nga radhët e gjykatësve.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet për ruajtjen e përfaqësimit të drejtë në institucione. Ai njoftoi se ligji i ri për përfaqësim të drejtë që mori mendim pozitiv nga Komisioni Venedikut këtë seancë ose të ardhshmen të Qeverisë do të kaloj dhe më pas do të prezantohet para deputetëve.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ligji për përfaqësim të drejtë do të kaloj ose seancën e sotme ose të ardhshme të Qeverisë, ligji i cili mori mendim pozitiv nga Komisioni Venedikut. DO të jetë para deputetëve, kështu që ne nuk kemi për qëllim si Qeveri të politizojmë diçka që është e drejtë kushtetuese e dikujt, të mos keni dilema. Ka parti politike opozitare, të cilat me konstruksione, trillime mundohen të krijojnë polarizim në shoqëri, por ne sillemi ndryshe”.

Ligji i ri për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat synon të zëvendësojë “Balancuesin” e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING