(VIDEO) Mickoski: Nuk ka kushte për të hap kushtetutën, reagon Taravari

(VIDEO) Mickoski: Nuk ka kushte për të hap kushtetutën, reagon Taravari

MARKETING

Qeveria momentalisht nuk mendon për hapje të Kushtetutës”. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh i prerë për këtë çështje, sepse siç tha nuk janë krijuar kushte politike për realizimin e së njëjtës. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në Gjykatën Kushtetuese ku u diskutua për vendosjen e një ankese kushtetuese, për realizimin e së cilës, duhet të bëhen ndryshime kushtetuese.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ndryshimi i Kushtetutës është një çështje politike. E cila në këtë rast përfshin një çështje ligjore, domethënë nevojën që Gjykata Kushtetuese më në fund të fitojë peshën e saj në vetë Kushtetutën, imagjinoni një Gjykatë Kushtetuese që nuk ka peshën e vet në vetë Kushtetutën. Dhe tani kemi arritur në një situatë ku ajo që është një barrë e së kaluarës duhet të zgjidhet dhe ne do ta zgjidhim atë kur të krijohen kushte politike. Për momentin, kushte të tilla politike nuk janë krijuar”.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai thotë se deklarata e Mickoskit se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, pa ofruar asnjë afat apo plan konkret se kur këto kushte do të krijohen, thotë ai, është jo vetëm e paqartë, por edhe shqetësuese për të ardhmen evropiane të vendit.

Arben Taravari, kryetar i ASH-së

Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht: A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian? Sepse çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit. Ne i bëjmë thirrje koalicionit VLEN që të zgjohet nga gjumi i thellë politik dhe të përballet me përgjegjësinë që ka marrë para qytetarëve. Premtimi i tyre për të realizuar ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve është obligim dhe përgjëgjësi politike”.

VMRO-DPMNE në disa raste ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese nuk do të realizohen pa garancione të qarta. Ndërkohë, ndërkombëtarët vazhdimisht bëjnë apel që vendi ta kryej detyrën e saj, të bëjë ndryshimet kushtetuese, t’i vendos bullgarët në Kushtetutë, në mënyrë që ta vazhdoj rrugën e saj euroatlantike.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING