(VIDEO) Psikologia: Nuk janë rritur rastet e dhunës por është rritur raportimi

(VIDEO) Psikologia: Nuk janë rritur rastet e dhunës por është rritur raportimi

MARKETING

Në një kohë kur rastet e dhunës po raportohen gjithnjë e më shpesh, lind pyetja se a kemi të bëjmë me një rritje reale të dhunës apo me një vetëdijësim më të madh të qytetarëve për ta denoncuar atë?  Mes frikës, turpit dhe presionit shoqëror shumë histori kanë mbetur të pathëna për vite me radhë, ndërsa tani ajo tabu e heshtjes duket se gradualisht po thyhet.

MARKETING

Sample Image

Lidhur me këtë fenomen, psikologia Fatime Ziberi vlerëson se rritja e vetëdijes dhe mbështetja më e madhe për viktimat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në shtimin e denoncimeve. Ajo thotë se gjendja e viktimave për to ka qenë një stil jete, gjë që nuk e sheh ditëve të sotme.

Fatime Ziberi, psikologe

“Mendoj se vetëdijësimi është ritur. Tani pavarësisht për çfarë dhune flasim, për çfarë lloj situate, qoftë ajo mes të rrinjve adoleshentëve, qoftë ajo në çift apo familje, besoj se faktorët psikologjik janë të gjithë të ngjajshëm, këtu kemi një unanimitet dmth të përgjithshëm për shkak se ajo që paraqitet tek të gjithë viktimat e dhunës është faji, ndjenja e fajit,është krijuar të themi një besim apo është thyer pak ajo barriera e turpit si një ndër shkaqet psikologjike. Puna e dhunës në familje zakonisht llogaritet si punë e mbyllur, punë që i takon vetëm familjes dhe këtu nuk ka të bëjë puna e tretë, ndonjëherë unë mendoj se më herët ka qenë problemi se nuk e kan kuptuar në fakt se janë viktima, ajo gjendja e tyre që është mësuar për ta ka qenë një përditshmëri, ka qenë një stil jete gjë që janë ambientuar, gjë që nuk mund ta them sot të njejtën gjë”.

Ajo shton se fakti që viktimat kanë heshtur për vite me radhë dhe që kanë tërhequr denoncimet e bëra më parë ka qenë frika, tallja si dhe problemet financiare për të qenë të pavarura, por tashmë thekson se në këtë drejtim po ndryshon edhe ligji, sepse siç theksoi ajo, tani edhe nëse viktima dëshiron të tërhiqet nga akuza që bën, lënda nuk mbyllet ndaj në këtë pikë shpreson që të bëhen intervenimet e duhura.

Sinkron: Fatime Ziberi, psikologe

“Përmenda më herët thash se është një bashkëpunim ndërinstitucional, kjo do të thotë se, dëgjo,neve si profesionistë apo kushdo që të jetë, ai institucion që duhet të ofrojë siguri ndonjëherë njerëzve u ofron frigë dhe në këtë rast flasim për ato organet e sigurisë, përshkak se ne kemi parë edhe raste kur edhe gjatë raportimit në polici nuk janë kuptuar viktimat, janë përqeshur, janë tallur kupton, apo nuk kan ditur thjesht nuk kanë qenë të përgatitur se si ti trajtojnë këto çështje, por kohët e fundit shoh se edhe ligji do të ndryshojë në këtë aspekt dhe kjo është një shenjë shumë e mirë sepse tani edhe viktima nëse dëshiron të tërhiqet nga akuza që bën dmth lënda nuk mbyllet, dhe kjo është ajo që neve na jep shumë shpresë dhe besojmë se ky bashkëpunim ndërinstitucional do të vazhdojë akoma më shumë dhe do të jetë më i plotë i gjithëpërfshirshëm.

Mesazhi i saj kundrejt personave të cilët përjetojnë dhunën është që të mos heshtin dhe të flasin, ajo thot se nuk do të donte që ata të kenë turp dhe faj, përshkak se azgjë nuk është faji atyre, mos të lejojnë që të jenë objekti i talljes së dikujt apo objekti i shfrenimit të dikujt por thjesht të mbrojnë veten e tyre, të mbrojnë personalitetin dhe identitetin e tyre dhe ti dalin zot vetes, ku siç tha ajo fatmirësisht ka shumë dyer ku mund të trokasin.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING