Sali: Personat me Sindromën Down nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim
MARKETING
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Zëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Bekim Sali, vizitoi Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, një institucion që mbështet fëmijët me nevoja të veçanta.
MARKETING
Ai tha se vizita ishte një përvojë e rëndësishme dhe njerëzore, duke vlerësuar punën e stafit dhe atmosferën pozitive në shkollë. Sali theksoi se çdo fëmijë duhet të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
Sipas tij, fëmijët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim. Ai shtoi se institucionet duhet të sigurojnë arsim cilësor, respekt dhe dinjitet për të gjithë fëmijët.
Në fund, ai bëri thirrje që shoqëria dhe institucionet të punojnë vazhdimisht për përfshirje dhe barazi, jo vetëm në ditë simbolike, por çdo ditë.

