Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

MARKETING

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

MARKETING

Sample Image

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale.

Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

AksI rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është i mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve nga 21.11.2025 deri më 31.03.2026.

MARKETING