(VIDEO) Kuvendi e zgjodhi Nenad Savevskin si kryeprokuror të shtetit

(VIDEO) Kuvendi e zgjodhi Nenad Savevskin si kryeprokuror të shtetit

MARKETING

Nenad Saveski mori mbështetjen e Kuvendit, për postin e kryeprokurorit publik. Votimi i tij kaloi me 66 vota pro, 2 kundër dhe 8 abstenime. Gjatë debatit në Kuvend, deputetët nuk kishin asnjë kritikë për përvojën e tij, por debati u përqëndrua në pjesën se sa ai do të ketë sukses ta rrisë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

MARKETING

Sample Image

Aleksandar Nikollovski, zv/kryeministër

Nuk ka debat, ku nuk ka kritika serioze për sistemin prokurorial-gjyqësor, ashtu siç nuk është rastësi rejtingu i këtyre dy institucioneve është rreth 2%.Kjo do të jetë një detyrë serioze për Prokurorin e ri Publik që po propozojmë, master Nenad Saveski, një njeri që ka qenë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor për një kohë të gjatë, me përvojë serioze, një njeri që ka qenë prokuror, gjyqtar dhe tani do të ketë përsëri shansin të jetë i pari midis prokurorëve”.

Nga LSDM duke shprehur qëndrimin e tyre për prokurorin, thanë se nuk janë kundër emrit të tij, por kundër faktit se ai është propozim i Qeverisë.

Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së

LSDM nuk voton Për, as Kundër. Nuk votojmë kundër, sepse kjo do të interpretohej nga Qeveria si pengim i axhendës evropiane. Axhenda evropiane është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, ndryshe nga ju që e latë mënjanë… Edhe pse Savevski ka përvojë pune disa vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe është njohës i procedurave, por nuk e përjashton shqetësimin për kontrollë politike”.

Deputeti Skender Rexhepi Zejdi rikujtoi se pse qytetarët shqipëtarë kanë besim shumë të ulët në sistemin e drejtësisë.

Skender Rexhepi, deputet i Frontit Evropian

Në këtë shtet, shumica e qytetarëve, por në veçanti shqiptarët kanë qenë ata të cilët kanë qenë të zhgënjyer nga prokuroria sepse ndaj tyre nuk është zhvilluar proces drejtësie, por drejtësia apo prokuroria është shëndërruar në instrument i drejtësisë seleketive. Këtë nuk po e them për arsye politike, por po e them për arsyen e besueshmërisë aq të ulët që është në institucionin e drejtësisë”.

Ndërkaq, Rina Ajdari, koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, e tregoi qëndrimin e tyre.

Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian

Kushtet formale juridike kandidati në fjalë i plotëson, por pritshmëria jonë është që ai do të duhet të kujdeset maksimalisht që drejtësia të mos jetë selektive. Për të gjitha këto arsye…. Grupi ynë parlamentar ka vendosur të mbaj qëndrim të përmbajtur në këtë votim dhe do të abstenoj”.

Deputetë të koalicionit VLEN të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në debatin për zgjedhjen e prokurorit publik. Nenad Saveski ishte propozim i Qeverisë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING