(VIDEO) Vajc u bën thirrje politikanëve në RMV të ndalojnë sulmet ndaj gjyqësorit

(VIDEO) Vajc u bën thirrje politikanëve në RMV të ndalojnë sulmet ndaj gjyqësorit

MARKETING

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, ka propozuar një amendament me të cilin tregoi qartë se ku ai e sheh problemin rreth drejtësisë. Në një nga amendamentet, Vajc u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të ndalojnë sulmet ndaj institucioneve gjyqësore, ku u theksua se Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve, të respektojnë pavarësinë e tyre dhe të ndalojnë ndërhyrjen në punën e tyre.

MARKETING

Sample Image

Amendamenti vjen në një kohë pasi një deputet i pushtetit në Kuvend ka deklaruar se “tre Gratë e PSP-së janë njollosur më shumë se tre derrkucët”, duke përfshirë edhe prokuroren publike Lençe Ristoska, e cila ishte një nga kandidatët për prokuror të ri publik të shtetit.

Ndërkaq me një amandament tjetër, Vajc e ka identifikuar edhe më drejtpërdrejt shkakun pse nuk ka drejtësi në shtet, në vend që faji t’u hidhet vetëm organeve të drejtësisë. Në të, ai ka shprehur keqardhje të thellë që ndryshimet në Kodin Penal që nga viti 2023 vazhdojnë të minojnë ndjeshëm përpjekjet për luftimin e korrupsionit, ku thotë se veçanërisht në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Në amandament gjithashtu thuhet se ndryshimet e fundit, të cilat janë kritikuar ashpër nga ekspertët dhe shoqëria civile, ku sipas Vajc nuk kanë sjellur zgjidhje.

Vajc në amandament, ka njoftuar se i bëjnë thirrje autoriteteve që urgjentisht të përgatisin ndryshime në Kodin Penal ekzistues dhe në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe në palët e tjera relevante të interesuara. Për të adresuar ndikimet negative nga ndryshimet e bëra në shtator 2023 dhe në janar 2026 dhe për të siguruar zbatimin e tyre efektiv. /SHENJA/

 

MARKETING