(VIDEO) Një vit burg për 21 vjeçarin që sulmoi partneren shtatëzënë

(VIDEO) Një vit burg për 21 vjeçarin që sulmoi partneren shtatëzënë

MARKETING

21-vjeçari R.A nga Llozova është dënuar me një vit burg për dhunë në familje, pasi sulmoi partneren e tij 34-vjeçare. Ai u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Shën Nikollë për dy vepra penale, lëndim trupor dhe privim të paligjshëm të lirisë.

MARKETING

Sample Image

Sipas aktakuzës, ngjarjet ndodhën më 19 dhe 20 shkurt në shtëpinë e çiftit.

GJYKATA THEMELORE SHËN NIKOLLË

Duke vepruar mbi aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Publike e Shën Nikollës, Gjykata lëshoi ​vendim të formës jo të prerë me të cilin R.A. u shpall fajtor për veprën penale lëndim trupor dhe privim të paligjshëm të lirisë dhe u dënua me një vit burg”.

Ndryshe, R.A përveç se sulmoi fizikisht, ai viktimës i mori telefonin celular dhe çelësat e makinës. Kur vajza humbi ndjenjat nga goditjet, ai e çoi në banjo ku e solli në vete me ujë të ftohtë, pas së cilës filloi ta tërhiqte për flokësh dhe ta godiste përsëri me grushte në kokë dhe trup.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING