(VIDEO) VMRO vazhdon ta akuzojë Sindikatën për bashkëpunim me LSDM-në
MARKETING
Ndonëse për dikë, protesta e Lidhjes së Sindikatave për rritje të pagës minimale në 600 euro ishte e suksesshme, për VMRO-DPMNE-në, kjo ishte debakëll i përbashkët i sindikatës dhe LSDM-së.
MARKETING
Deputeti Brane Petrushevski thotë se protesta e Sindikalistëve e organizuar dhe e mbështetur nga logjistika e LSDM-së ka përjetuar fiasko. Sipas Petrushevskit, dështimi i protestës është dëshmi se qytetarët nuk bijnë pre e skenarëve politik dhe nuk lejojnë që të keqpërdoren nga LSDM-ja.
Për Petrushevskin, këto janë përpjekje të dështuara të LSDM-së për tu kthyer në lojë. Deputeti thotë se në protestë nuk morrën pjesë punonjësit, por ata ishin thjeshtë ushtar partiak të opozitës.
BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET
“Qytetarët i kuptuan manipulimet dhe e injoruan teatrin politik të LSDM-së, duke i dërguar mesazh se ky lloj abuzimi prej kohësh nuk kalon më. Lidhja e Sindikatave në vend që të jetë mbrojtëse e të drejtave të punëtorëve, u shndërrua në mashë të LSDM-së. Teatri i LSDM-së dhe LSM-së nuk është një luftë sindikale, por një abuzim politik ku LSDM i shfrytëzoi punëtorët për pikë dhe qëllime politike, ndërsa problemet reale të punëtorëve i la të pazgjidhura”.
Kjo nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE akuzon Lidhjen e Sindikatave për afërsi me partinë opozitare, partia në pushtet më heret ka akuzar se kreu i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov përmes protestave po mundohet ti kthej borxhin LSDM-së, e cila e solli në krye të kësaj sindikate.
Mevludin Imeri /SHENJA/

