Mickoski merr pjesë në kongresin e PPE-së në Bruksel
MARKETING
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me delegacionin partiak, prej sot deri më 20 mars, do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropian në Bruksel, në të cilën janë të ftuar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla fon der Lajen, dhe si kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, kumtoi qendra e shtypit e VMRO-DPMNE-së.
MARKETING
Nga aty theksojnë se prania në kongres është një konfirmim i vendosmërisë së fortë të Republikës së Maqedonisë ndaj integrimit evropian, si dhe se kjo mundësi do të shfrytëzohet për takime dypalëshe me presidentët, kryeministrat dhe liderët pjesëmarrës nga familja e Partisë Popullore Evropiane.
Sipas paralajmërimit, Mickoski, me delegacionin, ku bëjnë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Dragan Kovaçki, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Stefan Andonovski, do të marrë pjesë në ceremoninë e Partisë Popullore Evropiane, e cila në Bruksel do të shënojë solemnisht 50-vjetorin e kësaj familjeje politike, pesë dekada të një roli qendror në ndërtimin e Evropës, duke formësuar drejtimin e saj dhe duke mbrojtur vlerat e saj thelbësore.
“Prania e kryeministrit Mickoski dhe delegacionit të VMRO-DPMNE-së në këtë takim të nivelit të lartë paraqet konfirmim për vendosmëri të fortë të Republikës së Maqedonisë ndaj integrimit evropian, si dhe për përfshirje aktive në proceset që përcaktojnë të ardhmen e Evropës. Ndërkohë, kjo pjesëmarrje është një mundësi e rëndësishme për të afirmuar interesat kombëtare dhe për të përforcuar pozicionin e vendit brenda familjes politike evropiane. Kjo mundësi do të shfrytëzohet për takime dypalëshe midis Mickoskit dhe delegacionit të partisë me presidentët, kryeministrat dhe liderët aktual nga familja e Partisë Popullore Evropiane”, theskojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

