LSDM: Në vend të uljes prej 2.5 denarësh, rritje e karburanteve për 7 denarë

LSDM: Në vend të uljes prej 2.5 denarësh, rritje e karburanteve për 7 denarë

MARKETING

Çmimet e karburanteve në vend janë rritur përsëri, duke shkaktuar reagime nga LSDM. Sipas tyre, edhe pse Hristijan Mickoski kishte paralajmëruar ulje, qytetarët u përballën me një rritje prej 7 denarësh për litër.

MARKETING

Sample Image

Nga LSDM thonë se kjo rritje do të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të tjera, si ushqimi dhe energjia, duke rënduar buxhetet familjare.

Ata vlerësojnë se qytetarët po paguajnë miliona euro më shumë çdo javë për karburant dhe akuzojnë qeverinë për mungesë masash.

Nga ana tjetër, LSDM njofton se do të propozojë në Kuvend disa masa, si ulja e TVSH-së për karburantet, ulja e akcizës dhe heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

MARKETING