BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit, “luftë fetare” – a do të vijë Mesia?

BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit, “luftë fetare” – a do të vijë Mesia?

Gjen.ocidi izraelit ne Gaza po vazhdon, tashmë larg syve te botës, ndërsa vëmendja është përqëndruar në luftën e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Por, gjen.ocidi në Gaza vazhdon dhe aty vriten civilë në baza ditore pak e nga pak.

MARKETING

Sample Image

Ndërsa Irani ka shkaktuar një krizë të frikshme me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e cila është arteria kryesore ku kalon 20%-shi i totalit të naftës botërore dhe sulmet ndaj bazave amerikane në vendet e Gjirit si dhe ndaj Izraelit nuk po i ndal, ende nuk ka një qëndrim zyrtar për fatin e kryemninistrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit ekstremist Itamar Ben Gvir, për të cilët tashmë për më shumë se dhjetë ditë autoritetet iraniane po pretendojnë se janë vr.arë nga një sulm i drejtpërdrejt.

Mediat izraelite kanë shfaqur disa video të paraqitjes publike të Netanyahut, tek njëra prej të cilave ai shfaqej me nga gjashtë gishtërinj në duart e tij, ndërkaq ekspertizat sugjerojnë se këto video janë gjeneruar me Intelegjencë Artificiale.

Ajo që i shton dyshimet edhe më shumë, është edhe mospjesmarrja e Netanyahut në mbledhjen e kabinetit të luftës, gjë që në çfarëdo rrethane nuk ka ndodh.

Gjithsesi, tema e këtij episodi është sfondi fetar i luftës ndaj Iranit dhe gjenocidit në Gaza që liderët amerikanë dhe izraelitë po e shpërfaqin pa filtra.

Luftërat në Lindjen e Mesme në qarqet politike dhe fetare në Uashington dhe Tel Aviv paraqiten si “Lufta e Armagedonit”, e cila sipas interpretimit të tyre do të shpejtojë ardhjen e Mesias. Por a do të vijë “Mesia”, mbetet të shohim, ndërsa sipas ekspertëve Trumpi është larg fitores së parashikuar dhe shumë të dëshiruar. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING