(VIDEO) Gashi i përgjigjet Kostadinovskit: Secili të shohë oborrin e vet
Kryeparlamentari Afrim Gashi bënë apel për kujdes në deklarata, sidomos kur bëhet fjalë për çështje etnike, referuar deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të dhëna së fundmi për “Qytetin e Sigurt”.
Afrim Gashi, kryeparlamentar
“Unë nuk hyj në deklarata të dhënë nga bartës të institucioneve, por mendoj se të gjithë duhet të kemi kujdes për deklaratat që i japim, sidomos nëse ato janë për çështje të brishta, për çështje etnike, sepse janë shumë të ndjeshme”.
Poashtu kryeparlamentari Gashi, kur u pyet për deklaratën e Kostadinovskit, i cili ka thënë se Kuvendi nuk i kryen detyrat e saj ashtu siç duhet, Afrim Gashi u përgjigj se është mirë që secili të kujdeset për oborrin e vet.
Afrim Gashi, kryeparlamentar
“Secili bartës institucioni të kujdeset për institucionin e tij, mundet të kujsedemi edhe për të tjerat nëse kemi mundësi. Secilli le të sheh oborrin e vet, para se ta sheh të huajin, sepse nëse secili do kujdeseshim për tonin, do ishim më ndryshe”.
Gjykata Kushtetuese vazhdimisht është ankuar për punën e Kuvendit, për mos respekti të afateve kohore të caktuara nga Kushtetuesja. Në një deklaratë të fundit, Kostadinovski ka thanë se Kushtetuesja nuk do ta toleroj më siç e quajti ai, injorimin e vendimeve të tyre.
Ndërkohë, paraprakisht në mos pranimin e iniciativave të deputetëve të Aleancës së Selës dhe Taravarit për “Qytetin e Sigurt”, Kostadinovski kishte thënë se sms porositë për qytetarët duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze, jo edhe në gjuhën shqipe.
Emine Ismaili /SHENJA/

