(VIDEO) “Taksë mbi sheqerin” për të luftuar obezitetin, 65% e qytetarëve janë mbipeshë
Obeziteti po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz i shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit, deri në 65 për qind e qytetarëve kanë indeks të lartë të masës trupore, ndërsa rreth 30 për qind përballen me mbipeshë. Këto statistika tregojnë se problemi i kilogramëve të tepërt po bëhet një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në vend.
Me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë nisi një fushatë me moton: “Rrethi i mbështetjes – Për të humbur peshë më lehtë, mos gjykoni! Ndihmoni”. Qëllimi i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rreziqet e obezitetit dhe të nxisë më shumë mbështetje për njerëzit që përballen me këtë problem. Ndërkohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor propozon vendosjen e “taksës mbi sheqerin”, si një masë për të inkurajuar ushqyerje më të shëndetshme dhe për të nxitur industrinë ushqimore të ofrojë produkte me më pak kalori dhe sheqer.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se problemi është serioz edhe tek më të rinjtë. Sipas të dhënave të tyre, çdo i treti fëmijë në Maqedoni në e Veriut ka probleme me peshën trupore, gjë që tregon nevojën për më shumë aktivitet fizik, ushqim më të shëndetshëm dhe reduktim të zakoneve të dëmshme. /SHENJA/

