(VIDEO) Ndryshimet në ligjin për arsim të lartë, Janeva: Ligji do të miratohet shumë shpejt

(VIDEO) Ndryshimet në ligjin për arsim të lartë, Janeva: Ligji do të miratohet shumë shpejt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon t’i injorojë kritikët e Ligjit për Arsim të Lartë duke thënë se i njëjti për një periudhë relativisht të shkurtër do të miratohet dhe asesi nuk do të tërhiqet. Për ministren Vesna Janevska, ata që e kritikojnë këtë propozim-ligj janë një grup i vogël i profesorëve të cilët kanë frikë se nuk do t’i përmbushin kushtet e kërkuara nga ligji i ri dhe nuk do të avancohen për një periudhë kohore të gjatë.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Nuk ndaj mendimin se tërheqjen e ligjit e kërkojnë të gjithë, janë një grup i profesorëve që kërkojnë tërheqjen e ligjit. Supozoj se në të ardhmen nuk do të mund t’i përmbushin kushtet që i kërkon ligji. I kanë dy mundësi, e para është që të angazhohen seriozisht dhe të punojnë. Kurse mundësia e dytë është që të mbesin në titullin e njëjtë për një periudhë më të gjatë kohore, e më pas kur do të jenë të gatshëm të avancohen, ta bëjnë atë. Meqë grupi që kundërshton ligjin është shumë i vogël, nuk mendoj se duhet të bëjmë hap prapa”.

Janevska mes tjerash njoftoi se një numër i madh i vërejtjeve, të cilat ajo i cilëson konstruktive, janë pranuar dhe do të inkorporohen në ligj, megjithatë thotë se disa vërejtje janë hedhur si të paarsyeshme. Paralajmëroi takim për herë të fundit të grupit punues për përmirësim të ligjit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING