(VIDEO) Padi për ish-drejtorin e higjienës komunale, Sabahudin Rustemi

(VIDEO) Padi për ish-drejtorin e higjienës komunale, Sabahudin Rustemi

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundë ish drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, Sabahudin Rustemit. Ai në cilësinë e tij si ushtrues detyre drejtor, me qëllim që të shterojë të gjitha burimet financiare të parashikuara nga Marrëveshja e lidhur për shërbime intelektuale me personin juridik VEDA DOOEL Shkup, gjatë vitit 2025, dy ditë para skadimit të marrëveshjes, si dhe një ditë para përfundimit të saj, në emër dhe për llogari të kompanisë, ai lidhi pesë marrëveshje me individë, në një shumë prej 3.6 milionë denarë.

Nga Policia Financiare noftuan se, dy nga marrëveshjet e nënshkruara kanë qenë fiktive me vlerë të lartë joreale prej 775.000 denarë secila për shërbime intelektuale – dhënie këshillash, zbatim teknikash të reja për mbrojtjen e mjedisit në një vlerë totale prej 1.550.000 denarë, me persona që ishin të njohur të tij personalë dhe për të cilët ishte në dijeni se nuk kishin ekspertizë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pavarësisht faktit se ishte në dijeni se shërbimet nuk kryheshin, nuk do të kryheshin, as nuk kishte mundësi objektive që ato të kryheshin gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes me agjencinë. Po ashtu, Rustemi ka lidhur tre marrëveshje me persona fizikë në shumën prej 686.236 denarë secili për shërbime kontabiliteti dhe përgatitje të llogarive vjetore në shumën totale prej 2.058.708 denarë, megjithëse ishte në dijeni se njëri nga personat nuk kishte ekspertizë në kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit dhe nuk ishte i regjistruar si kontabilist i certifikuar.

Policia Financiare

Pas ndërprerjes së marrëveshjes për shërbime intelektuale me personin juridik VEDA DOOEL Shkup, përkatësisht pasi i pandehuri u dekurajua nga qëllimi për të përfunduar veprën penale “Përvetësim në detyrë” sipas nenit 354, paragrafi 2, përfshirë paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe për të paguar fondet, për shkak të zbulimit në kohë të veprës penale nga Drejtoria e Policisë Financiare, i pandehuri zhvilloi procedurë të re dhe lidhi një marrëveshje të re me personin juridik ESI SOLUTION DOOEL Shkup për shërbime intelektuale, me qëllim që të lidhë marrëveshje me një palë të tretë përmes të njëjtit subjekt dhe të marrë me qira një automjet (kamion) për mbledhjen e mbeturinave, të nënshkruajë urdhërpagesa dhe të paguajë 604.461 denarë në agjencinë e të drejtave të autorit”.

Me veprimet e lartpërmendura, siç thuhet në njoftimin e policisë financiare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjit për Prokurimin. Ai ka lidhur kontrata dhe marrëveshje fiktive pa kryer prokurim publik, me ç’rast ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe veprën penale “Përvetësim në detyrë”.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING