(VIDEO) Arrestohet 18 vjeçari nga Tetova, kërcënoi me bomba shkollën e mjekësisë

(VIDEO) Arrestohet 18 vjeçari nga Tetova, kërcënoi me bomba shkollën e mjekësisë

Policia e Tetovës, ditën e djeshme ka arrestuar një djalë M.R. 18-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës, sipas tyre disa profesorë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë ‘Nikola Shtejn’, në Tetovë kanë raportuar se kishin marrë informacione për një nxënës që kërcënohej se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë.

SPB TETOVË

Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e nevojshme nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në fshatin Pallaticë të Tetovës, në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të R.R. (49)”.

Sic njoftuan policia e Tetovës, gjatë kontrollit janë gjetur disa sende të djalit të tij M.R. ku për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. M.R. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës, theksuan nga SPB Tetovë.

Kujtojmë se, në shkurt të këtij viti, disa herë në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë u dërguan njoftime për vendosje të mjeteve shpërthyese, për shkak të cilave pati edhe ndërprerje të mësimit. Ku po ashtu policia e Tetovës arrestoi personin me inicialet M.R. nga fshati Pallaticë, por që nuk ka informacione zyrtare nga ana e policisë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person që ka kërcënuar me vendosje bombash dhe me vrasje. /SHENJA/

MARKETING