(VIDEO) Draft-ligji i arsimit të lartë – Rektori i UT-së kërkon rishikimin e dokumentit, ministrja nuk pajtohet
Erdhën për të folur për ligjin për arsim të lartë, por kishin palët e përfshira në këtë debat, kishin mendime krejtësisht të kundërta. Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli para ministres Janevska tha se draft ligji për arsim të lartë duhet hiqet. Për të njëjtin kishte edhe kritika tjera.
JUSUF ZEJNELI – REKTOR I UT-SË
“Ligji më mirë të tërhiqet dhe të rishikohet dhe të jetë një draft më i arsyeshëm për i cili është në harmoni me gjendjen reale. Detyrimisht ligji duhet të ndryshohet dhe të jetë në harmoni me punën reale të universiteteve, konkretisht universiteti I Tetovës i plotëson të gjitha kushtet por natyrisht që ligji duhet të përmban dispozita të cilat janë në harmoni me gjendjen reale”.
Kundër mendimit të Zejnelit është shprehur Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila, me plot lavd tregoi emrat e profesorëve maqedonas të cilët janë përfshirë në përpilimin e ligjit, por nuk tregoi emrat e profesorëve shqiptarë.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Një pjesë nga emrat që I përmendët janë profesor me renome në Universitetin Kirili dhe Metodi, janë pjesë e rektoratit në universitetin e lartëpërmendur, njërin nga emrat e keni të pasaktë. Këto njerëz kanë marrë pjesë në përpilimin e ligjit me të drejtë të plotë sipas renomesë dhe pozicioneve që i kanë arritur. Në përpilimin e ligjit ka pasur edhe profesor nga Universiteti i Tetovës, emrat nuk mund tua them, duhet fillimisht ti pyes, ju lutem, mos e ulni nivelin”….
Ligjin e kritikuan edhe nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Blendi Hodai tha se ministria dhe Qeveria janë treguar jo transparente gjatë përpilimit të këtij ligji të rëndësishëm.
BLENDI HODAI – FRA
“Propozim ligji mbi arsimin e lartë është shumë jo transparent për nga forma në të cilën është realizuar dhe përpiluar për vet faktin që ministrja para pak kohësh nuk i përmendi emrat e personave që e kanë hartuar propozim ligjin, nënkupton që ligji është jo-transparent. Kjo është e rëndësishme për neve për shkak se ligji për arsim të lartë është interes publik, nuk është një vepër rromani që mundeni me shkru me një emër anonim dhe ta nxirrni dhe të thoni ja e kemi publikuar”.
Ky është debati i gjashtë publik për këtë ligj. Më heret është organizuar në Universitetin Nënë Tereza, Universitetin Kiril dhe Metodij dhr universitetet tjera publiko-private.
Mevludin Imeri /SHENJA/

