Euroambasadori Mihalis Rokas për vizitë në Prilep

Euroambasadori Mihalis Rokas për vizitë në Prilep

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Prilepit si pjesë e nismës për informimin e opinionit, për afrimin e BE-së dhe procesin e integrimit të vendit në bashkësitë lokale.

MARKETING

Description of image

Vizita do të fillojë me takimin mes ambasadorit Rokas dhe kryetarit të komunës Dejan Prodanoski, pastaj do të mbajë takim me anëtarët e këshillit të komunës. Në fokus të bisedave do të jenë përfitimet e inkuadrimit në BE, si dhe ndikimi konkret i mbështetjes së BE-së ndaj jetës së përditshme në rajon.

Në kuadër të vizitës, ambasadori Rokas do të realizojë takime edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe Këshillit Rinor në Komunën e Prilepit.

MARKETING