ASH e Selës lanson platformë online për anëtarët e rinj
Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela, ka vijuar hapat e tjerë të riorganizimit para Kongresit që pritet të mbahet në pranverë.
Në vazhdën e aktiviteteve është lansuar edhe një platformë online për anëtarët e rinj që duan t’i bashkohen këtij subjekti.
Në faqen zyrtare të partisë është publikuar linku dhe një QR kod ku anëtarët e rinj mund të gjejnë formularin për anëtarësim. Njoftimi i plotë nga ASH-Ziadin Sela: Bëhu pjesë e Aleancës për Shqiptarëthttps://forms.office.com/r/sZshkqLX4e
Të dashura motra dhe vëllezër, të gjithë ju që na keni mbështetur dhe po na mbështetni, ju me të cilët ndajmë idealin e njëjtë, por që ende nuk jeni aktivizuar.
Bëhuni pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët, duke plotësuar formularin për anëtarësim në linkun e mësipërm ose duke skanuar QR Kodin në foton e më poshtme. Ju faleminderit, Na priftë e mbara! – Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela, Kryetar

