Gjorgjievski: Seancë e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërjen e re – kontinuitet, përgjegjësi dhe vizion i qartë

Gjorgjievski: Seancë e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërjen e re – kontinuitet, përgjegjësi dhe vizion i qartë

Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe krytari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, sot udhëhoqi seancën e dytë të Bordit Drejtues të Bashklsisë së njësive të vetëqeverisjes loakle (BNJVL) në përbërjen e re, ku u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje të rëndësishme, thelbësore për fuqizimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e administratës publike në vend, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Seanca, siç theksojnë nga Qyteti i Shkupi, është mbajtur në frymën e kontinuitetit, përgjegjësisë dhe vizionit të qartë, me fokus të veçantë në depolitizimin e punës së Bordit drejtues, fuqizimin e kapaciteteve institucionale të komunave dhe krijimin e sistemeve më efikase, më transparente dhe më përgjegjëse për menaxhim.

Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e futjes së zgjidhjeve bashkëkohore digjitale për menaxhim me burime njerëzore në sektorin publik, si dhe prioriteti për krijimin e policisë komunale përmes ndryshimeve ligjore, me qëllim rend më të madh, disiplinë dhe efikasitet në nivel lokal. Shtesë, u theksua nevoja që BNJVL të veprojë e bashkuar dhe me një qëndrim të vetëm për çështjet kryesore, duke forcuar kështu rolin e saj, si një partner i besueshëm i institucioneve dhe përfaqësues i fuqishëm i interesave të komunave dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

MARKETING