Faton Selami betohet si Avokat i Popullit!

Faton Selami betohet si Avokat i Popullit!

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht Faton Selami u betua si Avokat i Popullit.
Në fjalimin e tij, Selami tregoi edhe disa nga prioritetet që do ti ketë, mes tjerash edhe nevoja për punësime të reja pasi që institucioni sipas tij punon me 40% kapacitet të administratës.
“Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund të shqiptohen edhe gjoba”, tha Selami.

MARKETING