Nga sot shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike!

Nga sot shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike!

Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING

Description of image

Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet.

“KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%”, njoftuan nga KRRE.
Kryetari i KKRE, Marko Bislimoski njoftoi se shumica e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë.

“63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet”, njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

MARKETING