Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej 4 shkallë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës”, thuhet në njoftimin e rrjetit telemetrik sizmologjik.

