(VIDEO) Presidentja: Na duhen garanci të qarta nga BE dhe Bulllgaria
Presidentja Gordana Siljanovska Dafkova ka mbajtur para deputetëve fjalimin vjetor në të cilin ka folur për të gjitha temat dhe ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit kalendarik në Maqedoninë e Veriut. Sipas presidentes, në peshoren e BE-së ndryshimet kushtetuese vlejnë më shumë sesa reformat reale.
Duke folur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ajo deklaroi se vendit i duhen garanci të qarta nga Bashkimi Evropian dhe Bullgaria për të siguruar parashikueshmërinë e procesit.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA, PRESIDENTE
“Kudo që shkova, mbrojta të drejtën tonë kushtetuese për anëtarësim në Evropë. Kudo theksova mospërputhjen paradoksale që kemi pasur statusin e kandidatit për anëtarësim për 20 vjet. Pa garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria dhe pa masa mbrojtëse të përshtatshme, me një ndryshim tjetër kushtetues rrezikojmë të dalim nga procesi ashtu siç doli nga deti plaku i Hemingwayt – vetëm me kocka peshku, me një identitet të zhveshur kombëtar dhe kulturor”.
Foli edhe për zjarrin në diskotekën “Pulse”, jetët e humbura, korrupsionit po edhe reformat në drejtësi.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE
“Suksesi i reformave gjyqësore do të varet nëse gjyqësori ynë do të ketë forcën për të thënë “jo” kur politika thotë “po”. Është e qartë se pa një kuadër ligjor të pajtueshëm me praktikat më të mira evropiane nuk mund të ketë sundim të ligjit. Reformat duhet të udhëhiqen nga parimet, dhe jo nga interesat partiake. Nga njohuritë dhe integriteti, jo nga besnikëria ndaj partisë”
Fjalimin e presidentes e ndoqën deputetët e partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare, kryeministri por jo edhe ish presidentët, Pendarovski, Ivanov e të tjerë, të cilët edhe pse ishin të ftuar nuk morën pjesë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

